VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Blic - NASER KELMENDI BASHKËPUNËTOR I BOSËVE SERBË TË KRIMIT

E Mërkurë, 05.08.2013, 01:42pm (GMT1)




Beograd, 8 maj - Narkobosi i arratisuri Darko Shariq, sipas të gjitha gjasave, është përzgjedhur nga strukturat amerikane të sigurisë që të bëhej dëshmitari kyç kundër Naser Kelmendit, shkruajnë mediat serbe.

Sipas gazetës "˜Blic', ky është bërë aduti kryesor kundër ish-partnerit, të cilin tani SHBA-të e konsiderojnë si narkobosin më të rrezikshëm të Ballkanit. Po sipas saj, Shariq, kumbara i tij Safet Kaliq dhe Zvonko Veselinoviq nga Mitrovica kanë qenë bashkëpunëtorët e afërt të Kelmendit.

Gjithnjë, sipas kësaj gazete, Kelmendi në dosjet e policisë serbe konsiderohet si organizatori dhe financuesi kryesor i tregtisë me kokainë dhe heroinë e cila nga Stambolli, nëpërmjet Shqipërisë, kontrabandohej nga Peja nëpërmjet Rozhajës dhe Novi Pazarit deri të vendet e Evropës perëndimore.

Sipas një burimi të MUP-it serb, në të cilin thirret gazeta, Shariq në fillim të `karrierës së tij' të kontrabandimit me heroinë ka bashkëpunuar me Kelmendin, ndërsa më pastaj ka kaluar në kontrabandë me kokainë dhe bashkëpunimi ka vazhduar në lidhje me shpëlarjen e parave.

Shenja e parë treguese e lidhjes Shariq-Kelmendi dhe shpëlarjes së parave konsiderohet eksporti enorm i sheqerit në Bosnjë dhe Hercegovinë kur janë shpërlarë shuma milionshe të parave.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.