VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Enciklpedinë do ta korigjojnë në botimin e ardhshëm
E Mërkurë, 09.23.2009, 04:55pm (GMT1)

Akademikët maqedonas do të korrigjojnë enciklopedinë. Vendimi u mor sot nga anëtarët e stafit të "Enciklopedisë së Maqedonisë", në një takim të zgjeruar në Akademinë e Shkencave. Në takim u vendos të korigjohen disa përcaktime në publikimin e botimit të parë dhe të vazhdohet të punohet me botimin e dytë, të ndryshuar dhe të plotësuar. "U arrit në përfundimin që të informohet opinioni publik se do të bëhen disa përmirësime të caktuara në disa përcaktime dhe do të vazhdojë puna në botimin e dytë, të ndryshuar", thuhet në deklaraten e Qendrës Leksikografike të akademisë. Enciklopedia e parë kombëtare u promovua të mërkurën e kaluar, botuar me financimin e qeverisë, pas punës disavjeçare të Qendrës Leksikografike dhe të rreth 260 bashkëpunëtorëve nën udhëheqjen e redaktorit kryesor, akademikut Blazhe Ristovski. Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria veriore. Ata, kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin XVI, duke i dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre". "Vërshimin e tyre drejt Maqedonisë e ka mundësuar Ali Pashë Tepelena. Shteti i parë shqiptar është formuar nga Gjermania fashiste, e cila kufijtë e këtij shteti i zgjeroi në rajonet e Maqedonisë perëndimore. Shqiptarët, veç tjerash, njihen edhe si njerëz malorë...".Këto janë vetëm disa pjesë të shkëputura për shqiptarët nga Enciklopedia e re maqedonase, e botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë, e që ka shkaktuar reagime të ashpra në mesin e qarqeve të ndryshme shqiptare në Maqedoni,por jo vetem. Heqja nga qarkullimi u kerkua nga Akademikët, studiuesit dhe historianët shqiptarë te cilet dënuan veprën si te turpshme , duke e konsideruar ate një provokacion politik maqedonas ndaj shqiptarëve dhe historisë së tyre". (http://www.balkanweb.com)


 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.