VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PUTINI MERR PJESË NË SAMITIN E G20

E Djelë, 10.12.2014, 10:30am (GMT1)



Australia ka njoftuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në samitin e G20-ës, grupit të ekonomive më të industrializuara.

Ky samit do të mbahet në Brizbën të Australisë më 15 dhe 16 nëntor.

Sekretari i Thesarit australian, Joe Hockey, ka thënë se Qeveria ruse ka konfirmuar se Putin "do të vijë në samitin e krerëve të G20-ës në Brizbën".

Ka pasur dyshime për pjesëmarrjen e Putinit për shkak të sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, në lidhje me veprimet e saj në Ukrainë.

Në lindje të këtij vendi, konflikti midis forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë ka lënë mbi 3,300 njerëz të vrarë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.