VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Qeveria e SHBA: Ligji për dosjet, të përfshihen ekspertë ndërkombëtarë


E Martë, 12.16.2008, 02:48pm (GMT+1)

16 dhjetor (Voal-online) Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpret vendimin e mbrëmshëm në Parlament të Shqipërisë për të shtyrë votimin mbi Projektligjin për Pastërtinë e Figurave. Qëndrimi zyrtar i qeverisë amerikane u bë i ditur sot nga burime zyrtare të ambasadës së SHBA në Shqipëri. "Ne jemi të inkurajuar që ky hap i rëndësishëm do të japë kohë për reflektim të matur dhe debat të hapur publik, të nevojshme për një projektligj që ngre shqetësime serioze kushtetuese dhe ligjore", - thuhet në qëndrimin zyrtar të qeverisë së SHBA, transmetuar sot pas mesdite, përmes ambasadës së saj në Tiranë. "Gjithashtu, nxisim fuqimisht që shqyrtimi i mëtejshëm i këtij projektligji të përfshijë pikëpamjet e ekspertëve ligjorë ndërkombëtarë për të siguruar përputhjen e tij të plotë me standardet ndërkombëtare", - përfundon deklarata zyrtare.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]