VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Haga 5 muaj burg për Haraqinë
E Mërkurë, 12.17.2008, 06:27pm (GMT+1)

17 dhjetor - Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, është dënuar me pesë muaj burgim nga Tribunali i Hagës, për shpërfillje të gjykatës. Ndërsa, ish-këshilltari i tij, Bajrush Morina, është dënuar me 3 muaj. Ata janë shpallur fajtorë pasi është provuar se janë munduar të ndikojnë tek një dëshmitar i mbrojtur nga gjykata, në rastin Ramush Haradinaj dhe të tjerët. Nga ky dënim u hiqen 36 ditë, koha që kanë ndejtur në paraburgim. (Voal-online)



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]