VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Edhe OSBE kërkon shtyrjen e Ligjit të Spiunëve


E Mërkurë, 12.17.2008, 06:41pm (GMT+1)

17 dhjetor- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch, pjesëmarrës në një veprimtari në Durrës, duke folur rreth projektligjit për hapjen e dosjeve, tha: "Ndajmë të njëjtin qëndrim me SHBA-në. Projektligji cënon disa nene kushtetuese dhe duhet të ketë diskutime gjithëpërfshirëse për të." Ai e shikoi këtë çështje si mjaft të ndjeshme dhe kërkoi që, para së gjithash, t'i nënstrohej verifikimit nga këshilluesit europianë. Shtyrja e miratimit të ligjit në Kuvend erdhi në orët e vona të punimeve të parlamentit të së hënës, çka u vlerësua nga SHBA. "Ne jemi të inkurajuar që ky hap i rëndësishëm do të japë kohë për reflektim të matur dhe debat të hapur publik, të nevojshme për një projektligj që ngre shqetësime serioze kushtetuese dhe ligjore", - bëri të ditur dje ambasada amerikane, e cila theksoi se nevojitet së tepërmi edhe ekspertiza ligjore e specialistëve ndërkombëtarë. Projektligji pritet të kalojë të hënën e javës së ardhshme./Voal-online



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]