VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Zak Efron dhe Vanes Haxhens çifti më i adhuruar
E Mërkurë, 12.17.2008, 06:48pm (GMT+1)

17 Dhjetor - Websajti "FoxNews.com" ka zgjedhur yjet e serialit "High School Musical" Zac Efron dhe Vanessa Hudgens si "Çifti më i adhuruar 2008". Një nga botuesit e websajtit shkruan: "Ata u katapultuan nga filmat e vegjël televizivë në majat e arteve kinematografike dhe gjatë vitit 2008 në mbarë botën. Dhe të dy kanë dhëmbë të përkryer." Në vend të dytë janë Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Ata janë shpërblyer për përkushtimin e tyre në bamirësitë ndaj njerëzve dhe për lindjen e binjakëve Knox dhe Vivienne. Në vend të tretë janë Halle Berry dhe Gabriel Aubry, vijuar nga Gwen Stefani e Gavin Rossdale. Në vend të pestë janë Liev Schreiber dhe Naomi Watts, të cilët fundjavën e kaluar sollën në jetë të voglin Samuel. Më tej, ndër të tjerë, vazhdojnë Jake Gyllenhaal dhe Reese Witherspoon, Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy (këta në vendin e tetë); Beyonce Knowles dhe Jay-Z; Justin Timberlake dhe Jessica Biel. (Voal-online)



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]