VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vjos
E Enjte, 12.18.2008, 05:13pm (GMT+1)

18 Dhjetor / Voal-online. Prefekti i Fierit u ka bërë thirrje banorëve të 12 fshatrave të marrin masa dhe të evakohen pasi prurjet e shumta të lumit Vjosë rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje. Prefekti u është drejtuar vetë banoreve nga ekranet e disa televizioneve lokale dhe deklaroi se situata mund të jetë akoma më e rrezikshme nëse shtohen prurjet e lumit.

FIER - Rrezik përmbytje në 12 fshatra të Fierit. Prefekti i qarkut ka dhënë sot alarmin për banorët duke i njoftuar që të shohin mundësinë e evakuimit nga zonat me rrezik. Reshjet e shumta të ditës së sotme kanë bërë që lumi Vjosa të fryhet së tepërmi veçanërisht në Gjirokastër dhe Tepelenë nga ku janë edhe venburimet, duke bërë që prurjet e shumta të rrezikojnë fshatrat e Fierit që ndodhen anës këtij lumi. Më të rrezikuar janë banorët që i kanë shtëpitë e tyre në rrezen e 800 metra nga shtrati i Lumit. Prefekti i Fierit, Shahin Bejta ju bëri thirrje banorëve që ti paraprijnë situatës së ndonjë përmbytje të mundshme duke u vetë evakuar. Gjithashtu Bejtja bëri të ditur se është ngritur shtabi i emergjencës dhe po vëzhgohet niveli i ujit në lumin Vjosë. "Është një situatë që na kapi ne befasi dhe jemi te papërgatirur, prandaj i bëjmë thirrje banoreve të lënë shtëpitë"- tha Bejtja. Ai nuk bëri të ditur ndonjë masë që është marrë për strehimin e banorëve nëse ata do të lënë shtëpitë, kështu që strehimi i vetëm për ta mbeten të afërmit.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]