VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ligji për Spiunët të kishte hyrë në fuqi në vitet e para pas përmbysjes së diktaturës komuniste thotë Vatra 
E Mërkurë, 12.24.2008, 09:38am (GMT+1)

ZA - Ndërkohë, këtu në Shtetet e Bashkuara, Shoqata Shqiptaro-Amerikane Vatra ka bërë një deklaratë lidhur me çështjen dosjeve, ku midis të tjerash thuhet se ligji për pastërtinë e figurave duhej të ishte miratuar dhe të kishte hyrë në fuqi në vitet e para pas përmbysjes së diktaturës komuniste. 

Ky ligj, thuhet në deklaratën e Shoqatës Vatra, synon vetëm të vendosë të drejtën, dhe pa respektimin e së drejtës nuk mund të ketë paqe e drejtësi në një shoqëri. Vatra i bën thirrje parlamentit shqiptar që ta miratojë ketë ligj pa vonesë. Ajo gjithashtu i kërkon opozitës së majtë të jetë pjesë kontribuese e këtij proçesi, duke dëshmuar që është shkëputur nga çdo lidhje apo nostalgji për të shkuarën. 

Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndau ditët e fundit një deklaratë në emër të qeverisë amerikane, ku bënte thirrje që të zhvillohet një debat i hapur publik për projktligjin e dosjeve, që ngre shqetësime serioze kushtetuese dhe ligjore, dhe se ai duhet të studjohet nga ekspertet ligjore ndërkombetarë

Ndërsa të dielën në mesditë, ish të përndjekurit politik të regjimit komunist zhvilluan një tubim në qendër të qytetit të Shkodrës, përmes të cilit kërkuan dënimin e genocidit komunist si dhe hapjen e dosjeve të ish sigurimit të shtetit. Nderkohë, projektligji i qeverisë për hapjen e dosjeve ka ngjallur javët e fundit reagime nga opozita dhe nderkombëtarët.(Voal-online)

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]