VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Emri i rrugës do të jetë Xhorxh W. Bush
E Enjte, 12.25.2008, 11:22am (GMT+1)

(Voal-online)- Në shenjë falenderimi për përkushtimin dhe përkrahjen e pashoqe që ia ka dhënë Kosovës, Qeveria e Kosovës propozoi në mbledhjen e qeverisë që një rrugë kryesore në qendër të kryeqytetit të vendit, Prishtinë, të mbajë emrin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh W. Bush. Në të njëjtën mbledhje Qeveria e Kosovës mori vendimin për të financuar ndërtimin dhe vendosjen e bustit të ish Presidentit amerikan Bill Klinton. Me këto vendime të qeverisë së saj, Kosova shpreh edhe një herë mirënjohjen dhe respektin për ndihmën tejet vendimtare që Shtetet e Bashkuara ia kanë dhënë Kosovës. Emrin e ish-presidentit Bill Clinton e mban edhe një bulevard kryesor në Prishtinë. Bill Clinton bëri luftën, ndërsa Xhorxh W.Bush i dha pavarësinë Kosovës.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]