VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bukuria me emrin Skarlet Johanson


E Martë, 12.30.2008, 09:38pm (GMT+1)

31 dhjetor (Voal-online)- Veç të tjerash, për vitin 2008 diva hollivudiane Scarlett Johansson ndihet fatlume dhe krenare që ka mbajtur të fshehtë martesën e saj. Aktorja kryesor e filmit "The Spirit" iu ka rezervuar dasmorëve të saj, kolegëve më të ngushtë aktorë e aktore, një ceremoni prozaike të martesës. Në gazetën  Los Angeles Times ajo shprehet tejet e kënaqur për këtë: "Misioni im ishte të luftoja për një moment privat të jetës sime, sepse ishte një gjë që kishte të bënte vetëm me mua, më përkiste vetëm mua. Isha tejet e kënaqur me rezultatin." Johansson tha për gazetën e përditshme kaliforniane se ajo e kishte përgatitur dhe planifikuar me hollësi ceremoninë intime, e cila u zhvillua diku në rrethinat e qytetit kanadez Vancouver.

Bjondja e re superyll thotë se ndihet krejtësisht e shkujdesur dhe shpërfillëse për pleqërinë që dikur do t'i vijë: "Unë mendoj se pleqëria do të më sjellë mundësi të reja për role të reja kinematografike. Gjtihnjë rri e mendoj se role të mrekullueshme më presin në të ardhmen, edhe kur të jem e plakur." Ajo thotë se është adhuruese e aktores Drew Barrymore. Dhe do të donte të ecte në gjurmët e saj, sepse kështu do ta kishte të sigurtë që karriera e saj e aktores kinematografike do të ishte jetëgjatë: "Drew bën filma, të cilët asaj i pëlqejnë, për të cilët është krenare, ngaqë njerëzve iu pëlqejnë, ngaqë ata filma janë dëfryes. Kjo mua më duket e mrekullueshme. Një ditë do të doja edhe unë të isha një producente filmash, të kisha një firmë timen prodhuese, doja të isha regjisore, të isha skenariste, të kisha guxim krijues për gjithçka, të realizoja vizionet e mia si më pëlqen mua."

Ajo ndjehet në hall se çdo lëvizje e saj shndërrohet në lajm, madje edhe vetë lajmet e trilluara bëhen shkak për burime lajmesh të tjera të trilluara. Para pak javësh, britanikja Cosmopolitan publikoi një intervistë ku deklarohej disa herë lidhur me martestën e saj me aktorin Ryan Reynolds. Puna ishte se ajo s'e kishte thënë asnjërën prej atyre fjalëve që i viheshin në gojë. Vetë autori kishte trilluar gjithçka. Johansson sapo ishte kthyer nga një tur konferencash shtypi për filmin e saj të ri, The Spirit, dhe kishte gjetur të publikuar gjoja intervistën e saj lidhur me martesën me Reynolds. "E lexova intervistën. Ishte shkruar nga dikush me pseudonim. Nuk dihej kish ishte autori i vërtetë. Ishte blerë nga një agjenci që shiste të tilla historira nja dymbëdhjetë tabolideve të tilla." Duke qëndruar në hotelin Chateau Marmont të Hollivudit, duke shijuar mëngjesin e vonë dhe duke u kujdesur për ftohjen e saj, ajo e përjetoi ngjarjen me qetësi. "Isha e sigurtë se do të botohej një ndjesë," tha ajo dhe vendosi të presë. Po atë javë Cosmopolitan e botoi ndjesën në botimin e saj elektronik, ndjesa do të botohej edhe në numrin e ri të saj.

Ndërkohë do të jepte intervistë reale në "The Tonight Show With Jay Leno" përpara premierës së filmit The Spirit. Atë mbrëmje Leno përmendi ftohjen e saj. Ajo bëri humor duke thënë se e kishte marrë nga kolegu i filmit The Spirit, Samuel L. Jackson. Leno pastaj u tall duke thënë se ata duhej t'i shisnin  mikrobet e famshme nëpërmjet Ebay (rrjetin e blerjeve elektronike). Në këtë pikë ai ia dha asaj një shami letre, ajo i shfryu hundër aty dhe ai e vuri atë në një thes plastik, ia vuri një etiketë sipër, ku ajo hodhi firmën e saj. E gjitha, natyrisht ishte një lojë, sepse Leno nuk ua fshehu dot kamerave faktin që ai e vuri thesin poshtë tryezës së tij. Ai ndërkohë tha se fitimet nga shitja do t'i kalonin një institucionin të famshëm amerikan bamirësie të cilën aktorja e përkrah, U.S.A. Harvest. Të nesërmen shamia e letrës ishte lajm kryesor në të gjitha mediat brenda e jashtë vendit.

Ndërkaq ajo kthehej në Chateau Marmont e vetmuar, veshur në xhinsa, nën mëshirën e shiut që nuk pushonte. Me flokët në nuancë të kuqe, me pakëz makeup, ajo duke më e ëmbël dhe më e dashurueshme se kurrë. Iu kaloi pranë punonjësve të hotelit duke iu kërkuar të falur pse nuk ua jepte dorën ngaqë ishte me ftohje. Ajo është nga ato diva hollivudian që nuk iu jep shkas paparacëve me asnjë lëvizje të pakontrolluar, me asnjë sjellje banale apo idiote, çka është e pakët tek koleget e saj.

Scarlet grumbullon fonde jo vetëm për U.S.A. Harvest. Ajo është ambsadore për organzata të vullnetit të mirë gjithandej. Dhe kohët e fundit, kur gjendej me një tur në Europë, ajo u ndal në Oslo dhe mori pjesë në ceremoninë ku Presidenti Martti Ahtisaari merrte në dorëzim Çmimin Nobel për Paqe.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]