VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Aeroporti "Nënë Tereza" i pezulloi fluturimet për 12 orë rresht


E Hënë, 01.05.2009, 01:46pm (GMT+1)

Voal-online Për 12 orë rresht autoritetet e aeroportit  "Nënë Tereza" ishin të detyruar të urdhërojnë pezullimin e të gjithë fluturimeve që ishin programuar nga ora 01.00  pas mesnatës së të dielës deri në orën 13:00 të ditës së sotme. Burime nga aeroporti bëhen të ditur se deri në orën 13.00 janë pezulluar 25 fluturime të planifikuara ndërsa nuk ka pasur asnjë ulje në pistë.  Situata ka shkaktuar kaos dhe konfuzion te pasagjerët të cilët prisnin në aeroport. Shumë prej pasagjerëve janë detyruar të kalojnë natën në ambientet e brendshme të aeroportit në pritje të një njoftimi për rinisjen e fluturimeve. Vetëm pas orës 13.00 të ditës të sotme autoritetet e aeroportit "Nënë Tereza" kanë dhënë lejen për rinisjen e fluturimeve.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]