VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rada Trajkoviç: Serbët janë fajtorë të incidenteve në Mitrovicë
E Martë, 01.06.2009, 12:54pm (GMT+1)

Kryetarja e Këshillit Kombëtar Serb (SNV) në Kosovën qendrore, Rada Trajkoviç fajësoi serbët si përgjegjës të incidenteve të ndodhura në Mitrovicë. Trajkoviç pohon se "serbët e kanë hedhur bombën mbi zjarrfikësit dhe serbët e kanë sulmuar ekipin e televizionit Most, e kanë lënduar gazetaren dhe janë orvatur që duke e asgjësuar kamerën, ta shkatërrojnë materialin e filmuar mbi ngjarjet atë natë". Trajkoviç gjithashtu thotë se qytetarët në pjesën veriore të Mitrovicës "janë shumë të shqetësuar për shkak të njerëzve nga bashkësia e vet, të cilët ashiqare janë instrumentalizuar". /Voal-online



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]