VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Maks Velo: Dosjet e Sigurimit nuk do të hapen kurrë
E Mërkurë, 01.07.2009, 06:29pm (GMT+1)

7 janar (Voal-online) Në një intervistë për BIRN piktori Maks Velo, i burgosur më 1978 me tetë vjet për "tendenca moderniste" në veprat e tij artistike, tha se dosjet e Sigurimit nuk do të hapen kurrë, derisa të jetë në pushtet kjo elitë.

"Jam i bindur se dosjet nuk do të hapen kurrë, sepse ka pasur shumë bashkëpunëtorë; përmasat e sëmundjes ishin dhe janë shumë të mëdha për t'u kuruar," tha ai. Velo tha më tej se agjenët e Sigurimit i kanë bërë veprimet e tyre të dëmshme në shkëmbim të përfitimeve të shumta nga regjimi i atëhershëm, prandaj ato veprime janë të pajustifikueshme. "Ata ishin pa ndërgjegje," tha ai. I pyetur për mbijetesën e komunizmit në Shqipërinë e ditëve tona, Maks Velo u përgjigj: "Hierarkia komuniste në Shqipëri vazhdon të sundojë, megjithëse jo direkt. Ata janë ndër njerëzit më të pasur të vendit. Nëse shihni planin urban të Tiranës dhe bëni një analizë, ish-komunistët janë mes atyre që zotërojnë pjesën më të madhe të pasurive të paluajtshme." I pyetur se çfarë ndjen për njerëzit që e spinuan dhe dëshmuan në gjyq kundër tij, piktori Maks Velo tha: "Kam takuar disa prej tyre, por në Shqipëri askush nuk di të thotë: "Më fal". Ata nuk e dinë se ç'do të thotë "më fal" në këtë vend. Është një fjalë, e cila nuk është shqiptuar kurrë, kështu ne duhet ta heqim nga fjalori. A mund të besoni sesa njerëz në Tiranë duan të thonë "më fal"? Ata përpiqen ta tejkalojnë atë që ka ndodhur; përpiqen ta maskojnë atë. Disa më kërcënojnë vazhdimisht. Ata më kanë kërcënuar, kur publikova emrat e tyre. Njëri prej tyre më sulmoi në rrugë. Shqipëria është një vend, ku ende ka njerëz që nuk kanë parime morale."               

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]