VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Wall Street Journal: Travajet e Ballkanit: Perëndimi i dha fund luftës, tani është koha të sigurojë paqen
E Premte, 01.09.2009, 04:17pm (GMT+1)

Nga Morton ABRAMOWITZ dhe Daniel SERWER

 

Bosnja dhe Kosova janë larguar ndjeshëm nga vemendja e publikut. Washingtoni dhe Brukseli janë duke shpresuar se premtimi i pranimit nga Bashkimi Europian do të triumfojë mbi tensionet etnike të mbetura në rajon. Kështu duhej të ishte.

Disi, një BE e përçarë është duke e lejuar Ballkanin të shkasë drejt një jostabiliteti më të madh, ndërsa SHBA mbetet më së shumti anash. Investimi i pamasë i Amerikës në rajon në vitet 1990 mund të shkojë kot si tregu i hipotekave.
Bosnja është një shtet jofunksionues që jeton nën kërcënimin e rajonit të tij autonom serb për të mbajtur referendumin e pavarësisë. Kryeministri musliman i Bosnjës dëshiron të hedhë tutje Marrëveshjen e Dejtonit që e përfundoi luftën e Bosnjës më 1995, të heqë autonominë serbe dhe të ndërtojë një shtet unitar. Mbikqyrja perëndimore nuk ka arritur të ulë tensionet në mes të grupeve etnike. Plagët e luftës janë ende të freskëta.
Kosova rishtas e pavarur, ende pa u njohur nga dy të tretat e shteteve të botës përfshirë pesë anëtarë të BE-së mezi funksionon pas 10 viteve të sundimit të OKB-së. Ajo ka papunësi të lartë, pak investime të huaja dhe ka nevojë për ndihmë shumë të madhe të jashtme.

Më së shumti po e dëmton politikisht shtetin e ri pjesa veriore gjerësisht e banuar me serbë, e cila vazhdon të drejtohet nga Beogradi pa kundërvënie të fortë nga BE-ja ose SHBA-ja. Kjo realisht ndan shtetin e brishtë të Kosovës dhe çimenton tensionet etnike.

Shkaku rrënjësor i gati krejt këtij jostabiliteti është ende në Beograd. Edhe pse qeveria e tij e re është e etur të jetë pjesë e BE-së, ajo këmbëngulë të qeverisë serbët e Kosovës dhe është duke bërë të pamundurën të përmbysë pavarësinë e saj.
Në Bosnjë Beogradi është duke punuar me Moskën për të forcuar autonominë me mbështetje politike dhe sidomos ekonomike. Pavarësisht dhënies konstante të garancisë se po kërkon një të ardhme europiane, Serbia mbetet e vendosur në të shkuarën, duke mos arritur të dorëzojë kriminelin e luftës Ratko Mladic në Tribunalin e Hagës.
BE-ja, e cila beson se Serbia është qendra e Ballkanit, është duke bërë pak për ta nxjerrë atë nga llumi. Të gjitha shtetet anëtare duket se pranojnë që, nën presidentin pro-BE Boris Tadic, Serbia duhet lejuar të vazhdojë procesin e anëtarësimit në BE pa dashur t'ia dinë për politikat e ndaj Kosovës e Bosnjës dhe faktit që Serbia nuk i plotëson kërkesat e BE-së për reforma politike dhe ekonomike.
Brukseli druhet se sadopak të mos i japë mbështetje të plotë Tadicit kjo do t'i sillte nacionalistët në pushtet. Gjithnjë e më shumë SHBA shkon në të njëjtën linjë me BE-në. Brukseli dhe Washingtoni duket se besojnë që koha dhe paratë ndoshta do t'i zgjidhin problemet. Qeveria serbe ka arritur të besojë ose për qëllime të brendshme ka arritur të bëjë sikur beson se ajo ia ka hedhur BE-së në premtimin për të marrë anëtarësimin pa zgjidhur mospajtimet territoriale.

Nëse prirja rrokullisëse në Ballkan është duke u përmbysur, BE-ja dhe SHBA-ja duhet të tregojnë vendosmëri të fortë dhe qartësi më të madhe. Për të ndaluar rikthimin e dhunës etnike në Bosnjë, Përfaqësuesi i Lartë, i cili administron zbatimin e Marrëveshjeve të Dejtonit, duhet rifuqizuar me një mbështetje konkrete nga BE-ja, përfshrë mbajtjen e forcave të saj paqeruajtëse. Përfaqësuesi i Lartë duhet të vejë në jetë reformat kushtetuese të cilat para tri vjetësh morën dy votime miratimi në parlamentin e Bosnjës.

Për shkak të opozitës së Moskës, nuk është e mundur të arrihet marrëveshja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. Por SHBA-ja dhe BE-ja, misioni i ri i Kosovës i të cilëve tani vepron në veri, mund të fillojë procesin e riintegrimit të pjesëve të shtetit të ri të pavarur të kontrolluara nga serbët, duke dheënë sigurinë se rendin e ligjin atje nuk do t'i ketë në dorë Beogradi. Deri tani, kokat e ftohta në Kosovë kanë pasur sukses, duke parandaluar esktremistët të mos e marrin pjesën veriore me dhunë. Por Perëndimi duhet arsyetueshmërisht sa më shpejt ta lejojnë Kosovën ta qeverisë krejt territorin e saj nëse paqa duhet të ketë sukses.

Serbia, Bosnja dhe Kosova i përkasin të gjitha BE-së. Sapo të bëhen anëtare, kufijtë do të kenë më pak rëndësi. Por BE-a duhet ta bëjë të qartë se anëtarësimi nuk është i mundur pa u zgjidhur çështja e Kosovës apo me Bosnjën ende të rrezikuar.
Asnjë nga këto nuk do të jetë e lehtë për BE-në gjersa asaj i duhet pajtimi mes 27 shteteve anëtare. SHBA ka më shumë probleme të tjera tejet më vitale të sigurisë së saj se Ballkanin. Por duke vepruar bashkë, Brukseli dhe Washington ia dolën t'i përfundojnë luftërat në Ballkan në vitet 1990. Tani është koha që ata të punojmë bashkë për të sjellë paqe afatgjatë në rajon.

-

Z. Abramowitz është studiues në Century Foundation, z. Serwer është nënpresident në United State Institute of Peace.

 

Nga Morton ABRAMOWITZ dhe Daniel SERWER


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]