VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Gjithmonë Elvis Presley një Legjendë E Shtunë, 01.10.2009, 09:35am (GMT+1) Më 8 janar 1935, nën shenjën e bricjapit, në një shtëpizë të vogël në Tupelo, Mississipi, lindi legjenda e muzikës rock: emri i tij ishte Elvis Aaron Presley. Fëmijëria e tij ishte vërtetë e varfër dhe e vështirë: kur ishte vetëm gjashtë vjeç tregon legjenda - Elvis çmendet për një biçikletë që për fat të keq (ose për fat të mirë!) është shumë e shtrenjtë, kështu që mama Gladys vendosi t'ia dhuronte për ditëlindjen e tij një kitarë të gjetur në një dyqan të gjërave të përdorura, që kushtonte 12 dollarë e 95 centë. Ky gjest bën të lindë tek Elvisi pasioni për gjashtë kordat dhe për muzikën, aq shumë sa të mbetej me orë të tëra duke dëgjuar muzikën gospel (muzikën kishëtare) dhe këngëtarët spiritualë në kishën e vogël afër shtëpizës së tij të vogël. Ishte 13 vjeç kur u transferua me familjen në Memfis (Memphis) ku ai është plotësisht nën ndikimin e zonës me kulturën zezake më të zhvilluar të qytetit. Askush megjithatë nuk e jep asnjë cent për të ardhmen e djaloshit të ri që fillon të punojë si kamionist duke u përkujdesur pa masë për balluket e tij të ndritshme të famshme mbi ballë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës diçka ishte duke ndodhur, konformizmi dhe moraliteti i breznive të vjetra anakronike kishte filluar të ligështohej, asgjë më e mirë, pra, nuk mund të ndodhte për një djalosh të bardhë që ia propozonte Amerikës dhe njerëzimit muzikën zezake dhe shpirtin zezak. Edhe me kinemanë merret Elvis: do të xhironte plot 33 filma. Filmi i parë dhe më i paharrueshmi do të ishte "Love Me Tender" (Më duaj dlirësisht) i cili bën që Presley të jetë i superadhuruari amerikan dhe botëror për zërin e tij të thellë dhe tmerrësisht romantik. Elvis "the Pelvis" (legeni), siç e thërrisnin me dasiuri gati fëminore adhuruesit e tij për arsye të piruetave, pra lëvizjeve marramendëse në majë të gishtave si dhe lëvizjeve që ai bënte me bark, në kulmin e karrierës së tij dukej një mit i paperëndueshëm: kudo vajzat e reja në dehje delirante ishin gati të lëshonin klithma histerike dhe të bënin gjeste intime; kronikat e asaj kohe tregojne se policia e kishte përherë e më të vështirë të garantonin paprekshmërinë e Elvisit pas çdo koncerti, madje nuk mund t'i prmetonin se ai mund të rikthehej shëndosh e mire në Greislandin (Graceland) e tij, një ndërtesë e kohës koloniale në Memfis rrethuar nga një park i madh. Nga një kishë e vjetër e shitur për banesë familiare, Greisland ishte shndërruar në pallat mbretëror të këngëtarit: arkitektët me disa miliona dollarë kanë krijuar një pallat të vërtetë mbretëror, të denjë për çdo mbret, edhe sot e këaj dite një qendër e hatashme turistike. Vdekja e nënë Gladys ishte një goditje e rëndë për drejtpeshimin emotiv: lidhja e fortë, tronditur egërsisht, shndërrohet në shkak të gjendjeve të rënda shpirtërore dhe të maktheve. Por Mbreti është gjithesi i mundur. Një ditë takon një çupërlinë 14 vjeçe, Prishila (Priscilla) bija e një kapitenit të aviacionit amerikan që shërbente në Germani. Një goditje rrufeje e cila më 1 maj 1967 shndërrohej në martesë. Saktësisht 9 muaj më vonë, më 1 shkurt 1968, lindte Lisa Marie (e cila do të martohej me mbretin e muzikës pop, Micharel Jackson). Pas tetë vjetësh mungese në skenë, më 1968 Elvis rikthehej si protagonist i koncerteve live, pra të drejtpërdrejtë, me spektaklin "Elvis The Special Comeback" (Rikthimi i veçantë i Elvisit): tashmë i veshur në lëkurë të zezë me të njëjtën forcë tunduese dhe me të njëjtën energji që e kanë karakterizuar dhe që kanë mahnitur brezni të tëra. Por Elvis vërtetë ka vdekur? Janë shumë ata që mendojnë se nuk ka vdekur. Kështu ndodh që legjenda ushqehet nga prania e një pensionasti të qetë, tepër të ngjashëm me Elvisin në Nju Jork. E kanë parë edhe në Los Anxhelos, e kanë parë edhe në plazhet e ishujve Karaibe. E sigurisht që Elisi nuk ka vdekur për ata që e kanë dashur dhe që vazhdojnë ta çmojnë si njeriun më të madh të artit. Ai është edhe artisti që vazhdon të fitojë më shumë. Në një klasifikim special të atyre që fitojnë më shumë post-mortem, Elvis sfidon personazhe të kalibrit Bob Marley, Marilyn Monroe dhe John Lennon. Ai fiton çdo vit me dhjetëra milionë dollarë. Për Elvisin, Bob Dylan ka thënë. "Herën e parë që e kam dëgjuar Elvisin e kam ndjerë veten sikur kisha arritur të arratisesha nga një burg, por gjëja më kurioze në jetën time është se në jetë time nuk kam qenë kurrë në burg". Sot nderimet e kushtuara Mbretit të Rokut Elvis Presley janë të panumërta dhe, siç mund të ndodhte ndaj një miti të vërtetë, gjithsesi, pra, legjenda e tij nuk do të vdesë kurrë./ Elida BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe] |