VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Në 10 vjetorin e vrasjes në Prishtinë u përkujtua gazetari dhe publicisti Enver Maloku
E Djelë, 01.11.2009, 03:47pm (GMT+1)

Voal-online - Sot në Teatrin Kombëtar, nën përkujdesjen e presidentit Sejdiu, në 10 vjetroin e vrasjes u përkujtua gazetarit dhe publicistit të shquar, Enver Maloku. Me këtë rast presidenti Sejdiu i dhuroi familjes Maloku "Medaljen e Artë të Pavarësisë", me të cilën Enver Malokun e kishte dekoruar në vitin 2004 presidenti Ibrahim Rugova. Puna e Enver Malokut, si gazetar dhe publicist, për 20 vite më radhë ishte një fitore e madhe për Kosovën në fushën e informimit" tha sot kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu, në akademisë përkujtimore. "Ishte një fitore në fushën informimit sepse e vërteta e Kosovës u njohë në botë e atillë siç ishte ne realitet. Ishte fitore diplomatike sepse për herë të parë në historinë e Kosovës bota perëndimore e demokratike u rreshtua përkrah vullnetit tonë politik e kombëtar për liri demokraci, duke e demaskuar njëherë e mirë propagandën agresive të Millosheviqit kundër vendit tonë", ka thënë presidenti Sejdiu. Me këtë rast presidenti Sejdiu i dorëzoi familjes Maloku "Medaljen Artë të Pavarësisë" me të cilën Enver Malokun e kishte dekoruar në vitin 2004 presidenti Ibrahim Rugova.  "Unë sot kam nderin e veçantë që ketë medalje të i'a japë familjes Maloku e cila, ashtu si të gjithë ne që e njohëm dhe e deshëm këtë gazetar të madh të Kosovës dhe botës shqiptare, duhet të jetë krenare që pati në mesin e saj një njëri të tillë", Enver Maloku u vra pabesisht në një atentat ende të pandriçuar në Prishtinë, më 11 janar të vitit 1999.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]