VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shtatmadhoria e re e Kosovës
E Mërkurë, 01.14.2009, 11:47am (GMT+1)

14 janar (Voal-online) Epoika e Re në Prishtinë, publikon emrat e eprorëve që do të drejtojnë strukturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas të njëjtit burim një vend bosh është lënë edhe për një gjeneral të përkatësisë serbe.  I njëjti burim ka theksuar se emrat janë nga Bordi për Emërime të Larta, i përbërë nga zyrtarë të lartë të Kosovës dhe nga prania e NATO-s në vend. Krahas gjeneralëve publikohen edhe emrat e përzgjedhur të 15 kolonelëve të FSK-së. Komandant i FSK-së, siç dihet është emëruar komandanti i deritashëm i TMK-së, gjeneral-lejtnant Sylejman Selimi. Edhe emrat e të përzgjedhurve të tjerë pritet t'i nënshkruajë presidenti Fatmir Sejdiu. Gjeneralët: Gjeneralmajor Rrahman Rama; Gjeneralmajor Kadri Kastrati; Gjeneralbrigade Nazmi Ibrahimi; Gjeneralbrigade Bashkim Jashari; Gjeneralbrigade Imri Ilazi; Gjeneralbrigade Zymer Halimi; Gjeneralbrigade Enver Cikaqi. Kolonelët: Fadil Kodra; Haxhi Shala; Iliaz Dërguti; Anton Cuni; Gëzim Hazrolli; Xhavit Sadria; Naim Haziri; Shaip Haziri; Xhavit Gashi; Ylfete Spahiu; Sadria Musiq; Jahir Demaku; Zenun Kodra; Skënder Hoxha; Muharrem Rrahmani.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]