VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Beyoncé do të këndojë "At Last" të Etta James për Familjen Obama gjatë ballos së tyre të parë si Presidenti dhe Zonja e Parë e Amerikës
E Shtunë, 01.17.2009, 10:09am (GMT+1)

Voal-online - Njëra prej ëndërrave të Beyoncé u kthye në realitet. Ajo do të këndojë për  Michelle dhe Barack Obama gjatë ballos të tyre të parë zyrtare të marten në Neighborhood Ball në Washington, D.C. "Unë jam kaq e nderuar se do të performoj për Presidentin Obama dhe Zonjën e Parë," tha këngëtarja për Entertainment Tonight. "Nuk mund të ndihem më e nderuar se kaq kur ata më thërrasin të jem pjesë e këtij momenti historik." Beyoncé, e cila interpreton Etta James në filmin Cadillac Records, do të këndojë njërën nga sukseset klasike të Etta James "At Last." . "Unë do të këndoj 'At Last' ndërsa ata do të kërcejnë, kjo ka qenë vërtetë ëndërra ime," shton Beyoncé. Etta James është këngëtare dhe autore këngësh bluz, soul, R&B, rock&roll, fituese e katër çmimeve Grammys dhe 17 çmimeve Blues Music Award. Ajo ka lindur më 24 janar 1938 dhe sot është 70 vjeçe. Ajo është pjesë e Bulevardit të Famës të Rok en Rollit Rock & Roll Hall of Fame. Suksesi më i madh i saj është "At Last", këngë që do ta këndojë Beyoncé.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]