VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Topi dekreton Islam Laukën si ambasador në Prishtinë
E Hënë, 01.19.2009, 01:12pm (GMT+1)

Topi dekreton Islam Laukën si ambasador në Kosovë

 

Voal-online - Shqipëria është bërë me ambasador në Kosovë. Gjatë paradites së sotme, burime nga Presidenca thanë për agjencinë NOA se, Presidenti Topi ka dekretuar emrin e ambasadorit në Kosovë. Emri i dekretuar nga kreu i shtetit është Islam Lauka, që sot merr detyrën si ambasador në Kosovë. Lauka u propozua nga qeveria për ambasador dhe para pak ditësh u dëgjua nga komisioni i jashtëm, që dha miratimin e tij. Ndërkohë që gjatë vizitës së pak ditëve më parë të zhvilluar në Kosovë, presidenti Topi kishte premtuar se, shumë shpejt Shqipëria do të përfaqësohej me ambasadorin e saj në Prishtinë.  



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]