VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Presidenti Bush u lë lamtumirën udhëheqësave botërorë


E Martë, 01.20.2009, 04:57pm (GMT+1)

VOA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush, bisedoi sot në telefon me disa udhëheqës të botës për t'i falenderuar për bashkëpunimin dhe miqësinë që i oruan gjatë 8 vjetëve të presidencës së tij. Gjatë ditës së tij të fundit, të plotë në detyrë, zoti Bush foli me Kryeministrin e Rusisë, Vladimir Putin dhe me Presidentin Dmitri Medvedev, si dhe me Presidentin e Izraelit, Shimon Peres, Presidentin e Francës, Nikolas Sarkozi dhe Kancelaren e Gjermanisë,  Angela Merkel. Presidenti Bush foli edhe me udhëheqës të tjerë të vendeve evropiane, Azisë dhe Amerikës Latine. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Bush u shprehu udhëheqësve botërore kënaqësinë e tij për bashkëpunimin me ta dhe i falenderoi për mikpritjen e tyre ndaj tij dhe të shoqes, Laura. /voal-online



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]