VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Protestë në Preshevë për lirimin e luftëtarëve të lirisë


E Hënë, 01.26.2009, 09:28pm (GMT+1)

 

Zëri i Amerikës - Mijëra shqiptarë protestuan sot në jug të Serbisë duke kërkuar lirimin nga burgu të ish luftëtarëve në luftën e Kosovës që dyshohen për krime lufte.

Protesta, të cilën mediat perëndimore e quajnë si paqësore,u zhvillua sot në Preshevë, një qytet me shumicë shqiptare në kufirin serbo-kosovar.

Policia serbe arrestoi muajin e kaluar 10 të dyshuar nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe i akuzoi ata për krime kundër civilëve serbë në qytetin e Gjilanit në vitin 1999.

Protesta e sotme u zhvillua një ditë pasi partitë politike në Preshevë firmosën një deklaratë të përbashkët ku kërkohej lirimi i menjëhershëm i ish luftëtarëve. Ata po kështu kërkuan që ish luftëtarëve që luftuan forcat serbe në vitet 2000 dhe 2001 t'u jepet amnisti./Voal-online.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]