VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Dëshmi në Hagë për vrasjen e familjes Berisha më 26 mars 1999 E Shtunë, 01.31.2009, 05:50pm (GMT+1)
K-83 vazhdoi më pas rrëfimin sesi kishte parë gra dhe fëmijë që shtriheshin në rrugë të plagosur. Ai tha se Cukaric e kishte këshilluar të shkonte në një lokal dhe të merrte një pije për t'u qetësuar. " Kur dola nga lokali dëgjova të shtëna dhe pashë Cukaric me një armë shotgun dhe më tutje dy të plagosur të cilët ishin qëlluar në kokë" I koduari K-83 Cukaric, Tanovic, Miki Petkovic, e me një tjetër rezervist së bashku kishin ecur pranë një picerie ku ishin fshehur gra dhe fëmijë shqiptarë. "Tanovic dhe Cukaric morën një granadë dhe e hodhën brenda në picerie dhe më pas filluan të qëllonin me automatik deri sa nuk u dëgjuan më të bërtitura" Ai tha se 20 minuta më vonë një skuadër nga siguria civile kishte mbërritur dhe kishte marrë trupat e vdekur. "Kur skuadra pa masakrën - tha dëshmitari- filluan të largoheshin me shpejtësi. Cukaric urdhëroi komandantin e skuadrës, i vetmi që nuk ishte larguar të merrte trupat ose do të vdiste vetë. Më pas Curakic vrau një burrë i cili nuk donte të ngarkonte trupat". Cukaric, Tanovic, Petkovic dhe Radislav Mitrovic, anëtar të një grupi të njohur si Cegar 1, u arrestuan nga autoritetet serbe dhe u dënuan për krime nga gjykata e Beogradit. Gjykata e Hagës tha se trupat ishin varrosur në Prizren por më pas ishin zhvarrosur për tu varrosur në Batajnica afër Beogradit që të mbulohej masakra. Gjyqi për ish-zyrtar i lartë serb, Vllastimir Gjorgjevic i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte në Kosovë në vitin 1999 nisi pak ditë më parë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Akuza thekson se "Gjorgjeviç mori pjesë në një "fushatë spastrimi etnik" kundër popullsisë civile të shqiptarëve të Kosovës në periudhën 1 janar-20 qershor 1999". Gjatë konfliktit, mijëra civilë janë vrarë dhe 800 000 të tjerë, ose më tepër se një e treta e shqiptarëve të Kosovës, janë dëbuar nga forcat e armatosura jugosllave dhe serbe" Një ndër krimet më makabre është dhe masakra e Suharekës ku mbetën të vrarë 50 vetë, 47 prej tyre ishin anëtarë të familjes Berisha në mesin e tyre gra, fëmijë dhe pleq. |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe] |