VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Hillari Klinton ftoi për shtet të pavarur palestinez
E Mërkurë, 02.04.2009, 07:16am (GMT+1)

Evropa e Lirë - Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, sot ka bërë thirrje për një "shtet të pavarur dhe të qëndrueshëm" palestinez në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, si qëllim të zgjidhjes me negociata me Izraelin.
Duke folur në Uashington, zonja Clinton, poashtu, i bëri ftesë Hamsit që t'i ndalë sulmet me raketa nga Gaza në Izrael.
- Hamasi e di se duhet t'i ndalë raketat brenda Izraelit.
Dje kishte raketa, sot në mëngjes kishte raketa. Është shumë vështirë që të kërkohet nga secili vend, që të mos mbrohet nga sulmet e këtilla të vazhdueshme, tha Hillary Clinton./Voal-online.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]