VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shqipëria bojkoton tryezën në Beograd
E Premte, 02.06.2009, 08:19am (GMT+1)

Voal-online - Shqipëria sfidon Serbinë brenda në Beograd, dhe i bën të ditur se nuk ka integrim në Bashkimin Europian të Ballkanit perëndimor pa qenë pjesë integrale e tij edhe Kosova. Në reagimin e saj Ministrja Bregu u shpreh se takimi i Beogradit nuk e ka tagrin për trajtimin e çështjeve të tilla. "Nuk është ky forumi i duhur për të trajtuar këto çështje. Ka forume të tjera më të larta, të cilat me anë të deklaratave apo rezolutave kërkojnë nga BE-ja mbështetje në proceset integruese".
Përfaqësuesit e Ministrisë së Integrimit, të ftuar nga qeveria serbe në një tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrjen edhe të vendeve të tjera të rajonit, nuk kanë pranuar të nënshkruajnë deklaratën përfundimtare të takimit, nëse në të nuk do të shënohej që mbështetet edhe Kosova në procese integruese drejt BE-së.
Ministrja e integrimit, së cilës i referohet shtypi i Tiranës pohoi dje se qeveria shqiptare nuk mundet asesi që të mbështesë një deklaratë të tillë ku nuk përfshihet Kosova dhe se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në asnjë rast. Shqipëria përfaqësohej tryezën e liderëve të rajonit të Europës Juglindore, nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit, Arben Kashahu dhe këshilltari diplomatik i kësaj ministrie, Ilir Shqina. Ata propozuan që në deklaratë që do t'i dërgohej BE-së, të përmendej dhe Kosova. Në reagimin e saj Ministrja Bregu u shpreh se takimi i Beogradit nuk e ka tagrin për trajtimin e çështjeve të tilla. "Nuk është ky forumi i duhur për të trajtuar këto çështje. Ka forume të tjera më të larta, të cilat me anë të deklaratave apo rezolutave kërkojnë nga BE-ja mbështetje në proceset integruese". Sipas saj, Tirana, në Beograd ka propozuar që në deklaratë të përfshihej përfundimi i studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis BE-së dhe Kosovës. Bregu sqaroi se qeveria shqiptare mbështet frymën e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, por nga ana tjetër shprehet se ka shumë rendësi që të gjitha këto vende të mbështesin përshpejtimin e procesit të integrimit dhe "se konfigurimi i ri i Ballkanit si dhe perspektiva europiane e Kosovës nuk mund të neglizhohen". Në tryezën e liderëve të rajonit të Europës Juglindore merrnin pjesë përfaqësues nga Serbia, Kroacia, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Teksti i deklaratës përmban këto pika: Integrimi i vendeve të Ballkanit perëndimor të jetë prioritet për BE-në; përfundim i shpejtë i negociatave me Kroacinë; hapja e këtyre negociatave me Maqedoninë; dhënie përgjigje Malit të Zi për kërkesën për statusin e kandidatit; mbështetje për aplikimin e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë për të marrë këtë status. Gjatë takimit është diskutuar edhe perspektivas e zgjerimit në kuadrin e krizës ekonomike dhe energjetike, liberalizimi i vizave për vendet e Europës Juglindore.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]