VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA e NATO kundër planeve ruse
E Shtunë, 02.07.2009, 08:21am (GMT+1)

Evropa e Lirë - Shtetet e Bashkuara kanë shprehur keqardhjen për planet ruse që të vendosë baza ushtarake në dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë, në Abkazi dhe në Osetinë Jugore.
Departamenti i Shtetit njofton se kjo paraqet shkelje të armëpushimit mes Gjeorgjisë dhe Rusisë, të arritur pas luftimeve të gushtit të 2008.
Reagimet amerikane erdhën pas deklaratave të NATO-s se kreu i Aleancës dhe zëvendëskryeministri rus kishin mosmarrëveshje rreth planeve ruse për ngritjen e bazave ushtarake në territoret e Gjeorgjisë. Takimi De Hoop Scheffer-Ivanov në Mynih ishte takimi i parë i nivelit të lartë NATO-Rusi që nga gushti i 2008. Voal-online.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]