VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Xhinifer Guduin dëshiron t'i mbajë të fshehta SMS-et
E Djelë, 02.08.2009, 10:56am (GMT+1)

Voal-online Aktorja e filmit të situatave komike "Asgjë nuk është e thjeshtë me ty", e cila ndodhet me xhirime në Gjermani, e bombardon të dashurin e saj papushim me lajme dhe fotografi tunduese të saj

Ajo ua ka shpjeguar gazetarëve: "Unë mendoj se SMS-et janë një mjet fanastik për të filluar një bisedë. Unë nuk dua të shpalosem më tej, por mund t'ju them se i dërgoj të dashurit tim me shumë kënaqësi lajme-flirte, deri në 20 të tilla në ditë. Por kjo nuk e zëvendëson kurrsesi komunikimin gojor."

Lidhur me fotolajmet ajo iu është përgjigjur kështu gazetarëve: "Fotot janë të ëmbëla dhe të lezetshme. Ato janë autoportrete. A më kuptoni?"
Aktorja yll 30 vjeçare e Hollivudit gjithsesi ka kujdes që të mos jetë aspak vulgare në shkëmbimet e SMS-ve qoftë me fjalë, qoftë me foto.

Goodwin nënvizon: "Unë kam provuar edhe me të tilla, por kam arritur shpejt në përfundimin se SMS-et sensuale nuk do të kishin kuptim. Të dashurit nuk mund t'ia kenë ngenë partnerit apo partneres për gjëra të tilla. Ndoshta këtë përfundim e kam nxjerrë thjeshtë nga marrëdhëniet me partnerin tim. Dhe mendoj se SMS-et duhet të jenë një fshehtësi e plotë midis meje dhe atij. Këtij parimi i përmbahem unë, por të tjerëve nuk iu vë faj për parimet e tyre në këtë drejtim."


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]