VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Berlin: Jep dorëheqjen ministri i ekonomisë
E Hënë, 02.09.2009, 11:44am (GMT+1)

Evropa e Lirë - Ministri gjerman i ekonomisë, Michael Glos ka dhënë dorëheqjen në mes të përballjes me rënien më të thellë ekonomike të Gjermanisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Glos njoftoi se sot do t'ia dorëzojë dorëheqjen kancelares Angela Merkel. Nuk është e qartë ende se kush do ta zëvëndësojë atë në qeveri. Dorëheqja e tij vjen në kohën kur vendi është në recesion si dhe shtatë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani. Voal-online.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]