VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Përleshje ndëretnike: Paralizohet gjimanzi i Strugës
E Hënë, 02.09.2009, 03:35pm (GMT+1)

Voal-online Pas përleshjeve sistematike të javëve të fundit ndërmjet nxënësve shqiptarë dhe atyre sllavë maqedonas Ministria e Arsimit në Maqedoni urdhëron mos zhvillimin e mësimit në shkollën e mesme "Niko Nestor" në Strugë. Para se të merrte vendimin, Ministri i Arsimit Pero Stojanovski zhvilloi mbrëmë një takim disa orësh me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe profesorëve shqiptarë të gjimnazit "Niko Nestor".
"Për shkak të situatës komplekse në shkollën e mesme "Niko Nestor", është vendosur që e hena, të jetë ditë jo pune për të gjithë nxënësit derisa organet kompetente të shkollës, të komunës dhe ministrisë nuk ndërmarrin qëndrim përfundimtar për organizimin e mëtejshëm të mësimit", deklaroi pas takimit Xhemi Hajredini- këshilltar për arsim pran vetëqeverisjes lokale. Ai informoi se në takimin është pezulluar vendimi i drejtoreshës së gjimnazit për vendosje të ndërrimeve etnike në "Niko Nestor".



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]