VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Izraelitët sot votojnë në zgjedhjet parlamentare
E Martë, 02.10.2009, 03:03pm (GMT+1)

Evropa e Lirë - Në Izrael sot po mbahen zgjedhet e përgjithshme. Fushata parazgjedhore ishte nën hijen e luftës së Izraelit kundër militantëve palestinezë në Rripin e Gazës në muajin janar. Hulumtimet e opinionit flasin për një garë të ngushtë ndërmjet partisë opozitare Likud të ish kryeministrit Benjamin Netanyahu, dhe partisë në pushtet Kadima të prirë nga ministrja e Jashtme, Tzipi Livni. Duke hedhur votën e tij, Netanyahu shprehu bindjen se izraelitët të cilët duan "drejtim të ri", do të duhej të mbështesnin partinë e tij Likud. Livni ndërkaq u tha zgjedhësve që të mos votojnë "nga zhgënjimi" por me shpresën. Rreth 5.3 milionë izraelitë në afro 9 mijë vendvotime do të votojnë për të zgjedhur 120 përfaqësuesit e tyre. Kryeministri në largim Ehud Olmert u tërhoq në shtator pas një skandali për korrupcion./Voal-online



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]