VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Luksemburgu po Shqipërisë në NATO
E Mërkurë, 02.11.2009, 06:40pm (GMT+1)

Voal-online - Ministria e Jashtme bën të ditur se Luksemburgu miratoi sot protokollin për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Premtimi i Zëvendëskryeministrit të Luksemburgut Jean Asselborn bërë gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë për miratimin e këtij protokolli është mbajtur duke e shkurtuar në katër numrin e vendeve që ende nuk kanë votuar për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e madhe të Atlantikut të Veriut. Ministria e Jashtme thekson siguri të plotë se edhe 4 vendet e tjera anëtare të Aleancës që ende nuk e kanë miratuar Protokollin e Anëtarësimit, shumë shpejt do t'i përmbyllin të gjitha procedurat e nevojshme, duke i hapur rrugë anëtarësimit të plotë të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, gjatë Samitit të fillim prillit në Strasburg-Kiehl.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]