VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ekonomia spanjolle zyrtarisht ka hyrë në amulli
E Enjte, 02.12.2009, 12:00pm (GMT+1)

Voal-online -Ekonomia spanjolle ka hyrë zyrtarisht në amulli (recesion) në tremujorin e katërt të vitit 2008, për herë të parë pas pesëmbëdhjetë vjetësh. Në tremujorin e katërt prodhimi i përgjithshëm industrial ka rënë 1% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, pas -0,2% të tremujorit të tretë krahasuar me tremujorin e dytë. Në janar qeveria kishte parashikuar ngadalësimin e ekonomisë, por jo amullinë. Qeveria ka hartuar tashmë një plan investimesh infrastrukturore prej 11 miliardë eurosh, në mënyrë që të përpiqet për t'iu kundërvënë krizës. Dje kryeministri Jose Luis Zapatero ka thënë se qeveria është gati për të "zgjeruar dhe shtuar dhënien e ndihmave për të zbutur papunësinë, pavarësisht sa mund të jetë numri i të papunëve." Shkalla e papunësisë në Spanjë ka shkuar në 13,9% në tremujorin e katërt të vitit 2008 dhe është më e larta në Bashkimin Europian.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]