VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Uill Smith më i pasuri i më të pasurve të Hollivudit
E Enjte, 02.12.2009, 12:15pm (GMT+1)

Voal-online - Pushteti i superyllit shprehet edhe në paratë e fituara. Aktori amerikan Will Smith është hollivudiani më i pasur. Faqja në internet Forbes.com e ka zgjedhur prapë atë në krye të listës së hollividudinaëve që kanë fituar më shumë. Në sqarimet e saj Forbes shkruan: "Will Smith është i pakonkurueshëm nga aktorët e tjerë për momentin për sa iu përket fitimeve."

John Burman nga "Forbes Media" ka sqaruar më tej pse është pikërisht ai më fatlumi i Hollivudit. Sipas Burman në këtë drejtim ka ndikuar fakti që Smith ka luajtur në filma të tillë drama popullorë si Ali, Shtatë jetë, Vdekje me fat. Ai është aktori më i kërkuar për çdo gjini dhe për çdo film. Statistikat flasin në të mirë të Smithit. Filmat e tij të fundit kanë zënë të gjithë vendin e parë për shikueshmërinë dhe për arkëtimin e parave. Pas tij vijnë Johnny Depp, Brad Pitt, Leonardo DiCaprio und Angelina Jolie. Në 20 më të pasurit përfshihen edhe
Tom Hanks, Denzel Washington, Jack Nicholson dhe Matt Damon.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]