VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Topalli për ish-Spiunët : Do të zbatojmë ligjin
E Premte, 02.13.2009, 01:43pm (GMT+1)

Voal-online - Kryetarja e Parlamentit garantoi sot se qeveria është e vendosur për të zbatuar ligjin e dosjeve. Topalli bëri të ditur se Kuvendi i ka drejtuar edhe një letër Kushtetueses për këtë ligj.
Deklarata e Topallit u bë menjëherë pas një takimi me OSBE. E pyetur nga mediat rreth sugjerimit që i drejtori dje zyrtarisht KE qeverisë shqiptare për rishikimin e ligjit, Topalli theksoi se axhenda e Kuvendit nuk do të ndryshojë, çka mohon mundësinë për rikthimin dhe rishqyrtimin në Kuvend të ligjit të hapjes së dosjeve.
Kryeparlamentarja vazhdoi me tej deklaratën për dosjet duke bërë të ditur faktin se Kuvendi ka përgatitur një letër që do ti dorëzohet Gjykatës Kushtetuese. "Kemi përgatitur një letër drejtuar Kushtetueses"-theksoi Topalli, duke nënvizuar se letra e përgatitur do t'i bëhet e ditur edhe deputetëve të Parlamentit shqiptar. "Gjykatës në konflikt interesi të mos marrin pjesë në shqyrtimin e ankimimit të ligjit të dosjeve në këtë Gjykatë", tha Topalli duke sqaruar qëllimin e letrës.
Kryetarja Topalli tha se gjatë seancës të së hënës do të miratohet komisioni parlamentar i verifikimit të dosjeve. Ajo shtoi se ligji prek persona me konflikt interesi, teksa ka ritheksuar se do të zbatohet me afate të shkurtra kohore. Ligji i hapjes së dosjeve u miratua në fund të dhjetorit të vitit të shkuar vetëm nga votat e deputetëve të partive në pushtet.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]