VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Brukseli tërheq vërejtjen rreth thirrjeve për djegien e pikave kufitare në veri të Kosovës
E Shtunë, 02.14.2009, 09:51am (GMT+1)

Zyrtarët e Bashkimit Evropian janë të shqetësuar me thirrjet që i bëjnë serbët e veriut të vendit për djegien e sërishme të pikave kufitare në veriun e Kosovës. "Këtë lloj apeli ne nuk mund ta quajmë konstruktivitet dhe natyrisht se e konsiderojmë si plotësisht të papranueshëm", thanë zyrtarët e BE-së, duke potencuar sërish se Brukseli është gjithnjë kundër thirrjeve për dhunë.

 

RTK -Zyrtarët e BE-së gjithnjë iu bëjnë ftesë të gjithëve në Kosovë që të përmbahen nga dhuna, ftesë kjo që sipas tyre, i drejtohet si shumicës, ashtu edhe pakicës. Në këtë rrafsh rikujtohen autoritetet e Beogradit se gjithnjë nga ata kërkohet konstruktivitet në lidhje me çështjen e Kosovës.
Evropianët gjithashtu me brengosje kanë përcjelle nismat nga Beogradi të cilat kishin të bëjnë me mbajtjen e seancës së Parlamentit të Serbisë në veriun e Kosovës, në Mitrovicë. Merret vesh se nga kryeqendra evropiane janë dërguar mesazhet se një veprim i këtillë nuk do të pranohej mirë në Bruksel.
Sipas burimeve jozyrtare edhe komisioneri evropian për zgjerim Olli Rehn, gjatë takimit të djeshëm me liderët serbë, e ka ngritur këtë çështje dhe i ka paralajmëruar ata se bartja e deputetëve të parlamentit nga Beogradi në Mitrovicë, nuk do të ishte veprim i mençur.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]