VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shenja misterioze paraprijnë ditëlindjen e liderit Verikorean
E Djelë, 02.15.2009, 09:24am (GMT+1)

Voal-online Shenja misterioze kanë paraprirë shënimin e ditëlindjes së liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Il teksa qytetarët e tij betoheshin për besnikëri. Bota ndërkohë me ankth po pret nëse kreu i dinastisë së vetme komuniste në Azi do ta kremtojë nesër 67 vjetorin e ditëlindjes me lëshimin e raketës me rrezen më të gjatë të veprimit në hapësirë. Spekullimet vazhdojnë nëse Kim do t'iu mbijetojë problemeve shëndetësore dhe kush do ta vazhdojë kreun e shtetit më të izoluar dhe të varfëruar të botës, një vend që ende përbën kërcënim serioz ndërkombëtar me projektet e tij bërthamore.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]