VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Salma Hajek dhe afaristi francez u martuan në Paris
E Hënë, 02.16.2009, 06:01pm (GMT+1)

Voal-online Aktorja me prejardhje meksikane Salma Hayek dhe afaristi francez Francois-Henri Pinault u martuan Ditën e Shën Valentinit në Paris. Kështu u bë e ditur zyrtarisht sot, të hënën. Çifti, sipas të njëjti burim, ka ndërruar unazat të shtunën në mëngjes. Pinault, 46 vjeç, trashëgimtar i një prej pasurive më të mëdha në France, është kreu i grupit të shitjes me pakicë PPR, i cili përfshin firmën Gucci si dhe rrjetin e shitjeve me pakicë Fnac. Çifti ka në vajzë me emrin Valentina, e cila ka lindur me 2007, disa muaj përpara se ata ta shpallnin fejesën zyrtare. Fejesa u ndërpre vitin e kaluar, por planet e martesës u bënë pas një ripajtimi.

Hayek, 42 vjeçe, qe kandidua për Oskar për portretizimin që ia bëri artistes meksikane Frida Kahlo në filmin e vitit 2002, "Frida". Ajo është gjithashtu producente ekzekutive në komedinë televizive amerikane "Ugly Betty".



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]