VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Festimet e Kosovës në fotolajmin e The Washington Post
E Enjte, 02.19.2009, 07:55am (GMT+1)

Voal-online - Mediat e huaja, veçanërisht mediat perëndimore, i kanë pasqyruar nga afër festimet e përvjetorit të parë të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Këto festime u shquan për madhështinë, thjeshtësinë, bukurinë, për mesazhet domethënëse të paqes, për mesazhet domethënëse të vendosmërisë së Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve për ta vazhduar veprën e atyre që për një shekull me radhë e ushqyen pemën e lirisë me gjakun e tyre, për një shekull me radhë luftuan për Kosovën e lirë, të pavarur, Kosovën pa pushtues, Kosovën sovrane demokratike perëndimore, faktor fqinjësie të mirë, stabiliteti dhe përparimi në Gadishullin Ilirik. Një ndër fotot më domethënëse është edhe kjo që është fiksuar në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, dhe është botuar në The Washington Post.

 

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]