VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sekretarja Klinton bën të qartë se SHBA duan marrëdhënie të mira me Kinën
E Djelë, 02.22.2009, 10:08am (GMT+1)

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton do të takohet sot në Kinë me një grup grash dhe aktivistë të shoqërisë civile, para se t'i japë fund vizitës së saj të parë jashtë vendit në postin e kryediplomates. Para nisjes për në Washignton zonja Klinton do të marrë pjesë në një shërbim fetar në kishë. 

 

Zëri i Amerikës - Gjatë takimeve që pati dje me udhëheqës kinezë, zonja Kinton e bëri të qartë se administrata e Presidentit Obama do të ketë marrëdhënie të mira me Kinën. Ajo tha se të dy vendet do të përqëndrohen në bashkëpunimin më të ngushtë për ndryshimet klimatike, sigurinë dhe krizën financiare globale dhe jo në çështjet për të cilat kanë qëndrime të ndryshme. Ajo tha do të takohet në Uashington muajin e ardhshëm me Ministrin i Jashtëm kinez Jang Gje Çë për të përpunuar hollësitë rreth bisedimet mes presidentëve të të dy vendeve që do të mbahen në prill. Zonja Klinton u takua me presidentin kinez Hu Gjintao dhe kryeministrin Uen Gjiabao në Pekin, ndalesa e fundit e turneut të saj në katër vende aziatike. Voal-online.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]