VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Financial Times: Konfrontohen Medvedevi dhe Putini?
E Djelë, 02.22.2009, 01:50pm (GMT+1)

Konflikti ndërmjet presidentit dhe kryeministrit të Rusisë (Dmitry Medvedev dhe Vladimir Putin) është gjithnjë e më i hetueshëm, shkruan e përditshmja londineze "Financial Times".


Dy politikanët kryesorë në Rusi, presidenti Dmitry Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin, duket se gjithnjë e më shumë paraqesin dy pole të epiqendrës politike ruse, që kanë filluar të largohen nga njëri-tjetri, shkruan "Financial Times".
Gazeta vë në pah se Medvedev, para do kohe, ka kritikuar qeverinë, duke mos apostrofuar Putinin, për ngathtësi në miratimin e vendimeve që kanë të bëjnë me krizën ekonomike.
Në këtë kontekst, presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka thënë se ngadalësia e qeverisë është e papranueshme dhe se kjo është dëshmi e "paaftësisë së saj për të miratuar vendime me kohë", shkruan "Financial Times".
Kjo është hera e dytë që brenda dy muajsh Medvedev kritikon qeverinë.
"Financial Times" citon disa analistë të kenë thënë se me këto veprime, Medvedevi, që deri tash ishte nën hijen e Putinit, sinjalizon se synon të lirohet nga varësia e tij dhe të jetë më i pavarur në miratimin e vendimeve për drejtimin e vendit.
Evropa e Lirë/Voal-online.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]