VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Në Pekin kallin veten flakë tre burra
E Mërkurë, 02.25.2009, 11:39am (GMT+1)

Voal-online Agjencia e lajmeve HSINHUA (Kina e Re), bazuar në një njoftim të zëdhënësit qeveritar, bën të ditur se tre burra e kanë kallur veten flakë në sheshin qendror të Pekinit. Lajmin e agjencisë kineze e ka cituar e para nga agjencitë perëndimore Rojter. Tre burrat e kanë kallur veten flakë në makinën e tyre në një rrugë tregtare në një shesh të njohur. Ngjarja ka ndodhur fare pranë sheshit Tienanmen. Aktualisht gjendja e tyre nuk është e ditur, ka thënë zëdhënësi qeveritar. Sot shënohet Viti i Ri Tibetian (Losar), ndonëse nuk dihet nëse ky rast është i lidhur me këtë festë. Një vit më parë në Lhasa të Tibetit dhe në pjesë të tjera të rajonit himalajas u zhvilluan protesta të cilat u shtypën me forcë nga Pekini.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]