VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ministri i kulturës Neumann i dorëzon muzeut të Holokaustit në Uashington një listë me emrat e ebrejeve gjermanë nga 1933 deri 1945
E Premte, 02.27.2009, 08:41am (GMT+1)

DW - Për familjet e të mbijetuarve të Holokaustit kjo listë jep pak shpresë, që të mësojnë më shumë mbi fatin e të afërmve të tyre, gjurmët e të cilëve kanë humbur në terrorin e nacionalsocializmit.

Dokumenti, që sekretari gjerman i shtetit për kulturën i ka dorëzuar Muzeumit të Holokaustit në Uashington, është i jashtëzakonshëm: Nga 2,5 milionë të dhëna kanë mundur të identifikohen 600.000 njerëz të besimit hebre, që jetonin në Gjermani nga vitit 1933 deri në 1945-n. Për familjet e të mbijetuarve të Holokaustit kjo listë jep pak shpresë, që të mësojnë më shumë mbi fatin e të afërmve të tyre, gjurmët e të cilëve kanë humbur në terrorin e nacionalsocializmit.

Eshtë më shumë se sa një vizitë në muzeum. Sekretari i shtetit për kulturën Bernd Neumann ndodhet në Muzeun e Holkaustit në Uashington për të dorëzuar listën e banorëve hebrej,  që jetonin në Gjermani në vitet 1933-1945.  Ky është një dokument deri më sot unikal, jo vetëm në aspketin e kërkimeve shkencore. Edhe David Helmut Neumann shpreson të përftojë njohuri të reja. Ai e ka përjetuar dhe mbijetuar si fëmijë Holokaustin, ndryshe nga shumë të afërm të tij:

"Në kampet e përqëndrimit kanë gjetur vdekjen dy gjyshe, një teze dhe një dajë. Këtë e dimë. Por ne nuk dimë hollësitë mbi atë, që ka ndodhur. Ndoshta tani do të zbulojmë diçka më shumë nga kjo database."

600.000 emra janë regjistruar në CD, adresat e banorëve hebrej si dhe të dhënat për emigracionin, apo deportimin e tyre. Lista dokumenton edhe krimet ndaj popullsisë hebreje.

"Në këtë mënyrë ne i nxjerrim nga anonimiteti viktimat e Holokaustit, nga anonimiteti i tmerrit dhe u

rikthejmë atyre përmes personalizimit një pjesë të dinjitetit.

Familjet tani mund të gjejnë gjurmët e humbura të të afërmve të tyre për të rikthyer një pjesë të identitetit të tyre.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]