VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shqiptarët pro ndryshimit të emrit të Maqedonisë

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 03:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 

Shqiptarët pro ndryshimit të emrit të Maqedonisë


E Hënë, 12.15.2008, 07:00pm (GMT+1)

BBC- 15 Dhjetor - Shumica e shqiptarëve në Maqedoni mendojnë se vendi duhet ta ndryshojë emrin kushtetues për t'u anëtarsuar në NATO dhe në Bashkimin Europian. Sipas një sondazhi të Institutit Gallup Ballkan Monitor, shqiptarët besojnë me shumë se maqedonasit se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit siguron zgjidhje afatgjata për problemet ndëretnike. Afro 70 përqind e shqiptarëve në Maqedoni dëshirojnë që vendi të hyjë në NATO dhe në Bashkimin Europian edhe sikur çmimi të jetë që Maqedonia ta humbë emrin e saj kushtetues. Ndryshe nga shqiptarët vetëm tre për qind e maqedonasve janë deklarauar se janë të gatshëm që ta ndryshojnë emrin kushtetues për t'i hapur rrugë anëtarsimit të vendit në NATO dhe në Bashkimin Europian. Sondazhi shënon rritje të madhe të skepticizimit të maqedonasve ndaj Bashkimit Europian. Në një kohë kur 84% e shqiptarëve janë deklaruar pro anëtarsimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian, kjo shifër te maqedonasit është vetëm 57%. Por, në përgjithsi, të dyja komunitetet kanë mendim pozitiv për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. Rezultatet e këtij sondazhi dëshmojnë se ende në mesin e pjestarëve të etnitetit maqedonas ekziston frika nga ndonjë shkallëzim i ri i konfliktit të armatosuar në rajon. Tre nga dhjetë maqedonas të anketuar vlersojnë se ka gjasa për shkallëzimim e situatës. Nga ana tjetër mbi 70% e shqiptarëve në Maqedoni besojnë se zbatimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, siguron zgjidhje afatgjata për problemet etnike në Maqedoni. Vetëm 30 % e maqedonasve daklarohen se kjo marrëveshje siguron paqe dhe zgjidhje afatgjata për çështjet ndëretnike në Maqedoni. Qytetarët e Maqedonisë janë optimistë për një të ardhme më të mirë në rafshin ekonomik. Një e treta e të anketuarve janë deklaruar se e ndjejnë përmirësimin ekonomik në vend. (Voal-online)




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]