VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VUDI ALEN NUK I DO ÇMIMET OSKAR

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 05:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » HOLLYWOOD
 

VUDI ALEN NUK I DO ÇMIMET OSKAR


E Mërkurë, 12.17.2008, 11:52am (GMT+1)

Të hënën Woody Allen do të jetë në Firence me grupin e tij muzikor New Orleans Jazz Band. Regjisori nga Manhattan ka thënë se kalimet nga vendi i tij prapa kamerës, në rolin e tij në skenë nuk përbën ndonjë çudi për të. Në Itali, në kuadrin e turit europian të grupit të tij, ai do të luajë në klarinetë. Në një intervistë dhënë sot tek gazeta italiane La Repubblica , duke folur për grupin e tij të vogël të xhazit, Alen thotë se nuk di  ta shpjegojë pse xhazi është më i dashur jashtë Amerikës, ku ka lindur. Ai ka thënë se adhuron këngëtarët Cole Porter, George Gershwin, Irving Berlin të cilët i ka dëgjuar në radio në rininë tij. Ai nuk mësohet me muzikën pop, sepse ajo karakterizohet nga kitarra elektrike dhe bateria, të cilët ai nuk i konsideron muzikore. Mitet e tij janë Ornette Coleman, John Coltrane, Thelonious Monk, Charlie Parker. Por ai favorizon muzikën xhez tradicionale të New Orleans. Ai ka folur edhe për filmin e ri "Whatever works" që del në qershor, një komedi ku kanë rolet kryesor Larry David dhe aktorja e re tejet e talentuar Evan Rachel Wood. I pyetur nga mikpritësit a është i kënaqur për kandidimet në Golden Globs dhe Oskar për filmin "Vicky Cristina", ai ka thënë se është e rëndësishme që filmi u pëlqye nga publiku, ndërsa për çmimet nuk do t'ia dijë, sepse ato janë të padobishme. Ndërsa për presidentin e zgjedhur amerikan Obama, ka thënë se pret që ai të punojë mirë, "natyrisht nuk do të bëjë mrekullira, por pres që do të arrijë shumë, jam optimist për të, është një njeri i mençur.", tha Vudi Alen./Voal-online.




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]