VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BLLOKOHET RRUGA KOMBËTARE NË HYRJE TË VLORËS TEK URA E MIFOLIT

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 

BLLOKOHET RRUGA KOMBËTARE NË HYRJE TË VLORËS TEK URA E MIFOLIT


E Shtunë, 12.20.2008, 12:49pm (GMT+1)

20 dhjetor (Voal-online)- Vazhdon, prej disa ditësh, të jetë e bllokuar rruga kombëtare Vlorë-Fier. Drejtori Ndërmarrjes së Rrugëve për Qarkun e Vlorës Saimir Haxhiu thotë se ka dhënë urdhër ta shpallë jashtë funksionit Urën e Mifolit, e cila është tejet e dëmtuar dhe kalimi i mjeteve të rënda mbi të është i pamundshëm. Shkak i bllokimit të urës është amortizimi i tejskajshëm i saj, çarjet dhe dëmtimet e dukshme në konstruksion, gjë e cila praktikisht paraqet rrezik serioz për kalimin e automjeteve. Kemi kërkuar ardhjen e menjëhershme të specialistëve ekspertë nga Tirana, në mënyrë që të përcaktohen hapat e mëtejshëm, ka deklaruar Haxhiu. Gjendja në përkeqësim e kësaj ure dhe zgjidhja e përkohëshme për kalimin e automjeteve po paraqet rrezikshmëri për trasenë e hekurudhës dhe për kalimin e trenave për në Vlorë e anasjelltas. Vendimi për ta shpallur Urën e Mifolit të papërdorshme u muar pas një këshillimi me një grup specialistësh. Gjithsesi u muarën masa të menjëhershme për ndërtimin me gurë e zhavorr të një rruge të përkohëshme për lëvizjen e automjeteve. Ngaqë kryqëzohet me hekurudhën, ngaqë toka është e butë dhe intensiteti i lëvizjes së automjeteve është në rritje të madhe gjendja vetëm sa po vështirësohet. Për tejkalimin e gjendjes po japin ndihmesën edhe drejtues e punonjës të hekurudhave, pasi shinat e trenit, që gjenden nën mbikalim, për shkak të rrugës së improvizuar, mbulohen prej baltës. Autoritetet përkatëse bëjnë të ditur se gjendja vazhdon të jetë kritike. Rëndues është fakti që qarkullimi pothuaj dyfishohet nga ardhja e emigrantëve për festat.




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]