VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Bastisje dhe 20 shqiptarë të arrestuar në Maqedoni

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 07:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 

Bastisje dhe 20 shqiptarë të arrestuar në Maqedoni


E Shtunë, 12.20.2008, 04:44pm (GMT+1)

20 dhjetor (Radio Evropa e Lirë) - Forca speciale të policisë së Maqedonisë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë kryer kontrolle në mbi 20 familje shqiptare në Çair të Shkupit, në Haraçinë dhe në Opajë të Kumanovës, me ç'rast janë arrestuar 20 persona.
Detaje rreth aksionit policor nuk janë dhënë nga Ministria e Brendshme ndërsa familjet e bastisuara kanë thënë se gjatë kontrolleve, policia i ka keqtrajtuar dhe ka bërë dëme të shumta materiale. Policia ka bastisur edhe banesën e botuesit të gazetës "Koha", Arben Ratkoceri i cili gjithashtu ka akuzuar policinë për terrorizim të familjes së tij. Ndaj këtij veprimi ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë të Maqedonisë. "SHGSHM apelon të gjithë institucioneve përkatëse dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që sa më shpejtë të marrin të gjitha masat dhe të zbardhin incidentin e ndodhur. Në të kundërtën, SHGSHM këtë rast do ta konsideroj si një sulm i rëndë ndaj lirisë së mediave dhe shkelje të patolerueshme të të drejtave të njeriut", thuhet në reagim.(Voal-online)




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]