VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Si po pastrohet administrata rumune nga ish-agjentët e bashkëpunëtorët

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 

Si po pastrohet administrata rumune nga ish-agjentët e bashkëpunëtorët


E Djelë, 12.21.2008, 10:57am (GMT+1)

Nga Andreas MEYER-FEIST

 

Përmbajtja e tyre është me forcë të madhe politike, thotë shefi i zyrës që merret me zbardhjen e dosjeve, Constantin Dumitrescu në Rumani. "Katër-pesë muaj më parë ne morëm sinjalin, se mund të fillonim të studionim dosjet. Por, ne nuk jemi në gjendje të bëjmë ndonjë punë të madhe. Ne kemi punësuar vetëm 300 punonjës, ndërkohë që Zyra analoge gjermane ka punësuar 3000. Megjithatë, njerëzit i zuri paniku nga frika e zbulimit të sekreteve. Sikur të kishim më shumë punonjës, do të arrinim rezultate fantastike", thotë ai. Por edhe pa numrin e mjaftueshëm të bashkëpunëtorëve, zbulimet e bëra deri tani kanë qenë shumë interesante. Disa dhjetra ish-komunistë, ndër të cilët gjykatës dhe prokurorë, duhet të kenë frikë për vendin e punës. Dokumentat tregojnë se, ata kanë qenë bashkëpunëtorë sekretë ose bashkëpunëtorë jozyrtarë. "Për shumë nga këta gjykatës dhe prokurorë nuk kemi mundur të gjejmë dokumentat që tregojnë se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. (SICURITATE) Ata kanë patur kohë të mjaftueshme për t`i zhdukur dokumentat. Por, ne kemi informacione të mjaftueshme nga dosjet e atyre që janë spiunuar dhe përndjekur. Kur erdhi puna deri këtu, gjykatësit dhe prokurorët thanë: "Duhet bërë shpejt e shpejt diçka." Faktikisht në administratën rumune, në drejtësi, por edhe në politikë, ekziston frika nga zbulimet që mund të jenë kompromentuese.

Publicisti rumun, Mircea Dinescu, bën pjesë në Këshillin e Autoriteteve për zbardhjen e të kaluarës komuniste. Ai beson se, vendimi i gjykatësit karakterizohet nga shpirti i pamëshirshëm i të kaluarës çausheskiane. "Minjtë kanë dalë sërish sot dhe na detyrojnë të mbyllim gojën." Për Mircea Dinsecun është e qartë: Vendimi i gjykatës kërkon të ndalojë publikimin e materialeve interesante. Ai kërkon t`i japë fund gjithë punës për zbardhjen e historisë.

Andreas MEYER-FEIST



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]