VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Zbardhja e së shkuarës ende në fillimet e saj

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 08:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 

Zbardhja e së shkuarës ende në fillimet e saj


E Djelë, 12.21.2008, 10:58am (GMT+1)

"Zbardhja e diktaturës komuniste ka evoluuar nga njerëzit e thjeshtë", thotë drejtuesja e zyrës së dosjeve të STAS-it, Marjane Birtler (Marianne Birthler). Ajo kujton, se hapja e dosjeve të shërbimit sekret u arrit falë presionit që ushtruan aktivistët gjermano-lindorë për të drejtat e njeriut. Ndërkohë, më shumë se 1,5 milion të prekur i kanë parë dosjet e tyre, duke mësuar në to edhe për dobësitë e sjelljes shtetërore dhe njerëzore. Ndonëse ekzistonte frika, se hapja masive e dosjeve mund të nxiste hakmarrjen dhe prishjen e klimës shoqërore, kjo ndodhi. Birtler thotë se: "Është diçka më tepër se sa shuma e ngjarjeve individuale. Çdo dosje e hapur është një "Jo" ndaj heshtjes dhe impuls për bisedime dhe konfrontim. Kësisoj, ky proces është i rëndësishëm për shoqërinë". Ndryshe nga Gjermania në vende të tjera ish-komuniste të Evropës Qendrore dhe Lindore ka zgjatur shumë më tepër kohë, deri sa u arrit të krijohen zyrat përkatëse për zbardhjen e së shkuarës.

 

Ata ishin parnterët tanë

 

Pendat, instituti polak i përkujtimit kombëtar, nisi nga puna në fund të viteve 1990. Drejtori i këtij Instituti Kazimierz Vojicicki (Kazimierz Ëoycicki) e shpjegon këtë edhe me faktin, që opozita fituese formësoi demokratizimin e vendit bashkë me ish-pushtetarët: "Ata ishin edhe partnerët tanë në tryezën e rrumbullakët. Ky ishte një lloj luajaliteti për shkak të bisedimeve. Njerëzit ishin të orientuar drejt së ardhmes dhe reformave ekonomike. Ndaj çështja e së shkuarës ndonëse nuk u spostua nga vëmendja, nuk u diskutua intensivisht". Ndërkohë, në institutin polak të përkujtimit kombëtar punojnë rreth 2000 punonjës. Deri tani kanë paraqitur kërkesë për leximin e dosjeve 14.000 njerëz. Qëndrimin e rezervuar për mungesë interesimi, Voicicki e konsideron të gabuar. "Zbardhja e së shkuarës së Sigurimit të Shtetit në Poloni ka ekzistuar edhe më parë në një formë tjetër, e kjo ndër të tjera edhe përmes njoftimeve në media".

 

Askush nuk thotë "fajin e kam unë"

 

Publicisti sllovak Jurai Alner, kritikon qëndrimin e njerëzve në vendin e tij lidhur me këtë proces. Ndonëse gazetat njoftojnë në mënyrë të detajuar lidhur me trashëgiminë komuniste, prej kësaj nuk nxirren mësimet. Edhe sot e kësaj dite gjyqtarët e kohës së regjimit të vjetër vazhdojnë të jenë aktivë, asnjëri prej tyre nuk u trëmbet sanksioneve, edhe pse ata i vret ndërgjegja: "Të gjithë e ndjejnë veten pak fajtorë dhe të gjithë duan që t´ia ngarkojnë fajin dikujt tjetër. P.sh. thuhet, se fajin e ka shteti, fajin e ka partia, fajin e kanë funksionarët. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar të thuhet, se fajin e kam unë".

 

Hungarezët ende nuk janë përballur me të kaluarën

 

Edhe më skeptik është historiani hungarez, Krishtian Ungvari (Krisztián Ungváry) sa i përket stadit të zbardhjes së të shkuarës në vendin e tij. Megjithatë, ai bën dallimin mes politikanëve dhe popullsisë. Ungvari shpreson për një bashkëpunim në nivel evropian: "Ka gatishmëri për pajtim dhe një vetëdije e shoqërisë civile. Gatishmëria për të pranuar, se edhe në një diktaturë të ashpër nuk kanë qenë të paktë ata, që janë kthyer në bashkëpunëtorë jo zyrtarë, ose ka pasur njerëz, që ndonëse janë implikuar në Ministrinë e Brendshme, në rrethana të tilla kanë pasur sjellje normale. Hungarezët ende nuk janë përballur me të kaluarën. Unë shpresoj, se kolegët e mi gjermanë, polakë, çekë, sllovakë dhe rumunë, një herë do t´u bëjnë të qartë qeverive tona, që kjo është e domosdoshme dhe një çështje që nuk duhet mbajtur nën rrogoz".

 

Bullgaria me bilanc të zymtë

 

Komisioni për verifikimin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit në Bullgari publikoi në shkurt emrat e 107 anëtarëve të qeverive postkomuniste (1991-2008), që kanë bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit.

Bilanci është spektakolar: një kryeministër, katër zëvendëskryeministra dhe 25 ministra të kabinetitet të zgjedhur në mënyrë demokratike kanë të kaluar me sigurimin. Krahas presidentit Georgi Parvanov, që ka qenë aktiv për shërbimin e kundërzbulimit nën pseudonimin Gotze, në listë bën pjesë edhe paraardhësi i tij, kryetari i socialistëve, ish-kryeministri Jean Videnov.

Për Marjane Birtler, zbardhja e diktaturës komuniste është ende në fillimet e saj. Zyra që ajo drejton në Gjermani ekziston qysh nga vitet 1990. Nëse heqim një paralele me të shkuarën nacionalsocialiste, Gjermania dhe Evropa 18 vjet pas rënies së Murit ndodhen në vitin 1963. Pikërisht në këtë periudhë Lufta e Fytë Botërore kishte marrë fund qysh prej 18 vjetësh, ndërkohë që zbardhja e periudhës nacionalsocialiste askohe ende nuk kishte filluar si duhet. (Marcel FÃRSTENAU gazetar i Radios DW)

 -

Sllovenia, ka hapur pjesërisht arkivat që në prill 2003.

Kroacia, ka hapur arkivat e Policisë Sekrete (UDBA) në nëntor 2001.

Maqedonia, ka miratuar ligjin për hapjen e dosjeve më 22 janar 2008.

Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, akoma nuk kanë miratuar ligje të tillë.

 

Marcel FÃœRSTENAU



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]