VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Berisha: Rruga Durrës-Kukës përfundon në pranverë

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 08:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 

Berisha: Rruga Durrës-Kukës përfundon në pranverë
E Martë, 12.23.2008, 02:04pm (GMT+1)

23 Dhjetor - Berisha inspektoi punimet në segmentin Thirrë-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës. Berisha tha se nuk mund të fshehë emocionet për veprën, duke iu referuar me këtë rast një shprehjej që u përdor për pavarësinë e KosovësKryeministri, Sali Berisha bëri të ditur sot se dy kanë qënë emocionet e tij. Vizita në Kosovë dhe fluturimi mbi rrugën Durrës-Kukës. I shoqëruar nga Ministri i Transportit, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi dhe deputetë të zonës, Kryeministri Berisha inspektoi punimet në tunelin Thirrë-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës. Në deklaratën për media nga Thirra, Berisha bëri të ditur se " Korridori i shqiptarëve, rruga Durrës- Kukës do të përfundojë këtë pranverë". "nga Rresheni fluturova deri këtu me helikopter". Udhëtimi më emocional në jetën time ka qenë kur unë vizitova Kosovën", iu drejtua Kryeministri punëtorëve që punojnë në këtë tunel. "Udhëtimi i dytë më emocional ishte fluturimi mbi këtë rrugë e cila ka lëshuar shtat në të gjithë trajektoren e saj", shtoi Kryeministri. "Shumë shpejt do të jetë dita kur të gjithë shqiptarët të thonë: "U krye", duke i'u referuar kështu shprehjes të njohur që simbolizoi në 17 shkurt pavarësinë e Kosovës, "Bac u kry" . "Teksa vija këtu dhe shikoja rrugën që po ndërtohej mendja më rrinte te rruga e Arbrit", u shpreh Kryeministri Berisha, duke siguruar se "do ta bëjmë edhe atë rrugë".  Ai përshëndeti me këtë rast kompaninë Bechtel Enka për punën e shkëlqyer.  Duke iu përgjigjur pyetjes së mediave se pse po e viziton kaq shpesh këtë rrugë, Kryeministri tha "përkundrazi unë duhet ta vizitoj atë çdo javë sepse e meriton". "Do të ftoj shumë qytetarë që të vijnë ta vizitojnë, por nëse mundet ndonjëri nga ju ta bindë që të vijë edhe Edi Rama, në rast të kundërt do t'ia çojmë fotot që të mos e zërë gjumi", tha Kryeministri Berisha. (Voal-online)




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]