VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Vetëm i miratuar Ligji i Spiunëve mund të gjykohet&l

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 11:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 

Vetëm i miratuar Ligji i Spiunëve mund të gjykohet&l
E Martë, 12.23.2008, 02:27pm (GMT+1)

I pamiratuar vetëm mund të paragjykohej

 

23 dhjetor (Voal-online) - Ligji "Për pastërtinë e figurës", i njohur si Ligji i Spiunëve, u miratua mbrëmë me 74 vota nga Kuvendi i Shqipërisë. Ashtu si pritej, miratimi i tij do të bëhej me rezultat të ngushtë. Deri në dekretimin e tij nga Presidenti i Republikës kalon një kohë e caktuar. Kundërshtarët në parim dhe ata në përmbajtje të këtij ligji kanë premtuar se do të bëjnë paditë përkatëse në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë debateve të mbrëmshme në Kuvend nga të pranishmit (pasi opozita zyrtare kishte bojkotuar seancën plenare) u tha edhe se mundësitë janë për të ngritur padi kundër mënyrës së këtij ligji në Gjykatën e Strasburgut të të Drejtave të Njeriut.

Për zbatimin e drejtë të tij Ligji i Spiunëve para shikon ngritjen e një institucioni të posaçëm që do të saktësojë shkallën e pastërtisë së figurave. Deri në ngritjen e këtij institucioni, kuptohet, do të kalojë një periudhë tjetër. Kjo e jep vetiu mundësinë që, prej tani e deri atëherë, ky ligj të jetë shoshitur në opinion e specializuar dhe në opinionin e gjerë, vendës dhe jovendës.

Nga Kalimash, ku ndodhej për inspektimin e punimeve të këtij sektori të rrugës Durrës-Kukës, kryeministri Berisha e quajti miratimin e këtij ligji një fitore historike. "Hapja e dosjeve, nuk mund te shmangej me. Ishte e domosdoshme. Ligji është një fitore mbi krimin ekonomik. Parlamenti shqiptar dje ka bërë histori me miratimin që i dha një cështjeje kaq të domosdoshme", tha Berisha.

Në deklaratën e ambasadës së SHBA menjëherë pas miratimit të ligjit thuhet: "Ambasada e SHBA ndoqi nga afër votimin e mbrëmshëm në Parlamentin shqiptar që miratoi Ligjin për Pastërtinë e Figurës me shumicë të thjeshtë. Ne jemi thellësisht të shqetësuar." Më tej ambasada përsërit qëndrimin e njohur: "Ky ligj ngre pikëpyetje serioze ligjore, qeverisëse, dhe kushtetuese tek partnerët ndërkombëtarë përfshirë Shtetet e Bashkuara". Nga ana e saj, ambasada i bën thirrje Qeverisë së Shqipërisë të marrë hapa të menjëhershme në konsultim me ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të siguruar që ky ligj do të përmbushë standartet ndërkombëtare.

"Ligji i ri mbi pastërtinë e figurave duket se është miratuar në mënyrë të nxituar nga Parlamenti shqiptar, duke mos i lënë mbrojtësve të tij mjaftueshëm kohë për të shpjeguar se në çfarë një ligj i tillë është i rëndësishëm gati njëzet vjet pas rënies të regjimit komunist".

Kështu ka deklaruar sot Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Terry Davis, i cili ka komentuar ligjin e ri të pastërtisë së figurave në Shqipëri. "Ky menaxhim i kohës në vetvete mund të krijojë frikën se ligji do të krijojë më shumë padrejtësi sesa do të rregullojë", - ka paralajmëruar Davis.

I pyetur për përmbajtjen e ligjit,.Davis ka thënë do të shprehë pozicionin e tij "kur ekspertët e Këshillit të Evropës do të kenë kohën për të studiuar tekstin". Kjo do të thotë se vlerësimet në parim mbeten gjithmonë të tilla. Ndërsa vlerësimet reale mund të jepen vetëm pasi ekspertët të kenë thënë fjalën e tyre.

Nga ana e tyre, dihet, të pakënaqur me butësinë e këtij ligji janë shprehur ish të përndjekurit dhe ish të persekutuarit politikë, të cilët nuk bëjnë dot baraspeshë as kundërpeshë me popullsinë tjetër, por kanë zërin e tyre në një shoqëri që shkon drejt lirisë. Ndërsa federata Vatra, me qendër në Nju Jork, u shpreh pak ditë më parë se miratimi i këtij ligji është tejet i vonuar. Sa më vonë të miratohej aq më shumë pikëpyetje do të ngrinte.

 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]